Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama flet në telefon me qytetarin: Rrini në shtëpi, do ta merrni bonusin e qirasë!

Rama flet në telefon me qytetarin: Rrini në shtëpi, do ta merrni

Kryeministri i vendit, Edi Rama iu është përgjigjur sot halleve të qytetarëve, të cilët i adresuan në platformën shqipëriaqëduam.al Kryeministri foli në telefon me një qytetar, që e shqetësonte bonusi i qirasë. Rama i tha që të rrijë në shtëpi, pasi bonusin e qirasë do ta merrte. Rama ka ftuar qytetarët që t’i adresojnë hallet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes.

“Besoj ju morën nga platforma e bashkëqeverisjes. Por kjo punë është; beso e kontrollo. Rrini brenda e mos dilni, bonusin e qirasë do e merrni. Ky është kanali i urgjencës, për të gjithë ata që kanë nevojë për arsye shëndetësore, qe duan të denoncojnë. Është një ekip i tërë që merret. Edhe vet ministrat merren dhe unë sa të munden do merren. Unë sensibilizoj që mos ti bien 127, pasi janë për hallet që ka sjell kjo luftë. Ne do bëjmë sa mundet. Shqipëriaqëduam.al. mjaftohen që të shënoheni këtu dhe do të telefonoheni.”,- u shpreh kryeministri