Pse iu ndalua babait t’i bënte autopsinë Mehmet Shehut! Flet Milena Harito
Dritare.net
Më 18 dhjetor 1981 u gjet i vdekur në dhomën e gjumit Mehmet Shehu, por misteri i kësaj ngjarjeje ishte fakti që mjekut ligjor Fatos Harito që këqyri kufomën u ndalua të kryente autopsi. Për herë të parë vajza e doktorit Milena Harito e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tregon për momentet se si e kaloi këtë situatë në familje.
"Babai im i ndante gjithmonë bisedat pa ndrojtje në shtëpi dhe kjo ishte liria që na jepte sepse këtu futej edhe përgjegjësia bashkë më besnikërinë, pasi të ndaje këto biseda në atë kohë kishe një përgjegjësi të caktuar. Në diktaturë nuk ishte e lejueshme të flitej por në kuptimin profesional nga mjeku ligjor autopsia duhej bërë. Një pyetje që ma kanë bërë shumë herë nga opinioni publik, ishte dyshimi nëse ishte vrasje apo vetvërasje. Im atë shikonte mënyrën se si ka ndodhur vdekja dhe thoshte se nga të dhënat fizike ishte vetvërasje por gjithmonë shtonte se ishte një vetvërasje e pilotuar nga një dorë tjetër, se kush e shkrepi Irmën nuk ishte një çështje e tij. Nuk ishim të tensionuar sepse Jatosi nuk ishte një njeri që tensionohej kollaj, në rrethanat ku ndodhej me grupin që merrej me ngjarjen pati rastin të shihte mënyrën e jetesës së kryeministrit ku vuri re se Mehmet Shehu kishte dhomë të ndarë nga gruaja e tij. Ai kishte një filozofi të madhe ku thoshte për çdo çështje sado të vështirë: “A kam çfarë të bëj unë?”, po ose jo ,nëse s kishte e zinte gjumi rehat pra nuk shpërndante tension në shtëpi dhe askush nuk mund të pyeste sepse ishim në diktaturë dhe dhe një ngjarje e tillë nuk lejohej të flitej.",u shpreh Milena Harito për Dritare Tv/K.K Dritare.net