
Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë!
Dritare.net
Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë në Golem. Pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.
Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç. Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë. Sipas aktekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se ata ndërruan jetë nga asfiksia nga dioksidi i karboni./M.T/dritare.net

















