Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje në Kuvend! Spiropali- Berishës: Koha juaj ka mbaruar!

Përplasje në Kuvend! Spiropali- Berishës: Koha juaj ka mbaruar!

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Sali Berisha flet në kuvend për zgjedhjet e 11 majit dhe vijon me akuzat e farsës elektorale.

Berisha: Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota. Më e ndershme që në kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar./E.P-dritare.net