Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjarja tragjike në Kombinat/Gazetari Mehmeti: Kam të afërm Dëshmitarë të Jehovait. Vetëvrasja dënohet, nuk nxitet!

Ngjarja tragjike në Kombinat/Gazetari Mehmeti: Kam të afërm

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin mbrëmjen e kaluar, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi, 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30 vjeç, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Sot në media, pati mjaft zhurmë në lidhje me rastin në fjalë, ndërsa u raportua se të treja ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë e tyre policia ka gjetur literaturë fetare.

Në një prononcim ekskluziv për Dritare.net, Dëshmitarët e Jehovait, mohuan se personat në fjalë kanë qenë pjesë e tyre.

Më pas në një reagim për median, zëdhënësi i organizatës, Arben Lubonja, tha se kjo familje nuk është shoqëruar kurrë me Dëshmitarët e Jehovait.

Nisur nga reagimet e shumta në lidhje me këtë fe, në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Enrik Mehmeti, shkruan se Dëshmitarët e Jehovait, kurrë nuk e nxisin vetëvrasjen, por e dënojnë atë.

Un kam në familje dhe të afërm Dëshmitarë dhe kjo fe është nga të paktat që jo vetëm e dënojnë vetëvrasjen por në predikimet e tyre në bazë të Biblës citohet se nëse dikush vetëvritet nuk ka shpresën për ringjallje. Asnjëherë nuk predikohet për një jetë pas vdekjes por për një jetë në të ardhmen që nuk dihet ende .

Më tej ai shkruan se të afërm të Dëshmitarëve të Jehovait në Kombinat, i kanë konfirmuar se ata nuk i njihnin aspak personat në fjalë.

Më vjen keq që përbaltet emri i tyre ashtu si dhe vite më parë kur nuk doli asgjë e vërtet. Dëshmitarët janë ndër njerëzit më të rregullt me familjet më shëndosha nga çdo aspekt dhe këtë e them me bindje të plotë. Ndër të tjera lexova që kishin qëndruar me ditë të tëra pa ngrënë. Dëshmitarët e Jehovait e ndajnë dhe bukën e tyre me miqtë që kanë dhe kurrë nuk do i linin pa bukë ,sepse janë si një familje dhe e quajnë njëri-tjetrin vëllezër dhe motra. Në kohën e karantinës ishin aq të organizuar për të ndihmuar njëri tjetrin më shumë se çdokush”, mbyll postimin e tij gazetari Mehmeti./L.F-dritare.net