
Ndryshimet në Whatsapp, sjellin pasiguri për të dhënat personale!
Dritare.net
Në emisionin “Sot me Xhesin” u diskutua rreth aktualitetit referuar situatës pandemike por edhe politike në vend, rajon dhe botë. Në pjesën e parë të transmetimit live u diskutua mbi situatën e përmbytjeve në vend duke pyetur ndjekësit e emisionit se çfarë vendimi do të merrnin ata për ta parandaluar këtë situatë apo për të shmangur dëmet materiale që vijnë nga këto përmbytje. Ata u shprehën se duhej shtuar kujdesi në mirëmbajtje dhe kanalizime të vazhdueshme.
Ndërkohë pjesa e dytë iu fokusua totalisht ndryshimeve të reja të aplikacionit Whatsapp ku ndjekësit e Dritares argumentuan se ekzistonte një target grup i gjerë i përdoruesve të programeve të ngjashme me Whatsappin. U theksua gjithashtu mungesa e privatësisë dhe ruajtjes së të dhënave personale duke u ndjerë kështu të cenuar nga ky aspekt. Në fund të transmetimit live u realizua një përmbledhje e situatës politike në Shtet e Bashkuara të Amerikës referuar shkarkimit të Presidentit Donald Trump./dritare.net

















