
Përdoruesit e WhatsApp nuk pranojnë kushtet e reja, dynden drejt platformave rivale të kompanisë!
Dritare.net
Platformat e mesazheve Signal dhe Telegram janë shkarkuar masivisht në të gjithë botën, pasi kompania WhatsApp ka njoftuar se do të ndryshojë kushtet e përdorimit. WhatsApp u ka thënë dy miliardë përdoruesve të saj ,se ata duhet ta lejojnë të ndajnë të dhëna me kompaninë Facebook, nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë t'i përdorin ato.
Kjo nuk vlen për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Sidoqoftë, njoftimi u është dërguar të gjithëve. Të gjithë përdoruesit e WhatsApp nuk do të jenë në gjendje ta përdorin më këtë aplikacion, nëse nuk pranojnë kushtet e reja deri më 8 shkurt.
Nisur nga kjo, nga 6 janari deri më 10 janar, aplikacioni Signal u instaluar rreth 7.5 milionë herë.
Whatsapp ka sqaruar se rregullat e reja, nuk ndikojnë në privatësinë e mesazheve në asnjë mënyrë. Megjithatë, shumë kush është skeptik për këto ndryshime./L.F-dritare.net

















