
Nga shkurti, WhatsApp do t’ju detyrojë të pranoni disa kushte që s’do t’ju pëlqejnë aspak!
Dritare.net
WhatsApp do të detyrojë përdoruesit të pranojnë një politikë të tij të re të privatësisë brenda muajit të ardhshëm, ndryshe mund ta humbasin mundësinë për të hyrë në aplikacion. Pranimi i kushteve do të thotë që të dhënat personale të një përdoruesi, përfshirë numrin e tyre të telefonit, do të ndahen me Facebook-un, i cili zotëron edhe WhatsApp-in. Të gjithë përdoruesit duhet të bien dakord për kushtet e reja deri më 8 shkurt 2021, ose përndryshe humbasin hyrjen në biseda dhe kontaktet e tyre. Përditësimi vjen në formën e një njoftimi brenda aplikacionit, të cilin përdoruesit mund të zgjedhin ta injorojnë derisa të vijë data.
"Duke klikuar te "Agree", ju pranoni kushtet e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 8 shkurt 2021.Pas kësaj date, do të duhet të pranoni kushtet e reja për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Ju gjithashtu mund të vizitoni Help Center nëse preferoni ta fshini llogarinë tuaj.",- thuhet në njoftim.
WhatsApp fillimisht refuzoi të komentojë mbi këtë përditësim të ri, por një zëdhënës i tha “The Independent” se “Përditësimet e politikës së privatësisë ishin të zakonshme në industri dhe se përdoruesit kishin kohë të mjaftueshme për t'i rishikuar ato. Përditësimi është krijuar për të ofruar integrime në të gjithë Produktet e Kompanisë Facebook, i cili gjithashtu përfshin Instagram dhe Messenger. Nuk ka asnjë ndryshim në praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp në rajonin e Evropës (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar) që rrjedhin nga Kushtet e Shërbimit dhe Politika e Privatësisë së azhurnuar. Për të shmangur çdo dyshim, është akoma mundësia që WhatsApp të mos ndajë të dhënat e përdoruesve të WhatsApp të rajonit evropian me Facebook me qëllim që Facebook të përdorë këto të dhëna për të përmirësuar produktet ose reklamat e tij. "
Disa aktivistë të privatësisë e vunë në dyshim lëvizjen “Pranoni marrjen e të dhënave ose dilni jashtë” dhe i këshilluan përdoruesit të instalonin aplikacione si Signal dhe Telegram, informon dritare.net Popullariteti i Signal u rrit edhe më shumë ditët e fundit, pasi u mbështet nga Elon Musk, i cili ka një ndër account-et më të ndjekura në Twitter dhe nga drejtuesi i faqes së microblogging, Jack Dorsey. Instalimet e reja të WhatsApp ranë me 11% në 7 ditët e para të vitit 2021 krahasuar me një javë më parë, por gjithsesi vlerësohet se ka pasur 10,5 milionë shkarkime në nivel botëror./K.C/dritare.net

















