Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet në histori. A i keni parë ndonjëherë bizhuteritë e Hollivudit!

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Nuk janë gjithmonë diamante të vërtetë ato që shkëlqejnë. Në epokën e artë të Hollivudit, yje si Joan Crawford dhe Marilyn Monroe ndriçonin ekranin me bizhuteri glamuroze por shpesh ato nuk ishin aspak të shtrenjta. Bizhuteritë e kostumeve, të realizuara me materiale të lira dhe gurë të çmuar artificialë, u kthyen në simbole të elegancës së përballueshme për miliona gra anembanë botës.

Deri në atë kohë, aksesorët luksozë ishin privilegj i atyre me pasuri të madhe. Por ardhja e këtyre bizhuterive solli një revolucion estetik: për herë të parë, çdo grua nga një sekretare në Nju Jork te një aktore në ngjitje mund të dukej si yll kinemaje.

Historiania e bizhuterive, Carol Woolton, e përmbledh më së miri këtë ndryshim: “Gratë më parë ose mbanin bizhuteri të bukura, ose nuk mbanin fare. Bizhuteritë e kostumeve ua dhanë të drejtën të gjithave të shkëlqenin.”

Ja nëntë nga bizhuteritë më me ndikim dhe stilistët që i krijuan ato.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Chanel dhe revolucioni i bizhuterive të kostumeve: Kur luksi nuk kishte të bënte me çmimin
Ishte një epokë kur bizhuteritë e bukura përfaqësonin statusin dhe pasurinë, por Coco Chanel ndryshoi përjetësisht mënyrën se si gratë i përjetonin aksesorët. Ndryshe nga çdo stiliste e kohës së saj, Chanel i dha art bizhuterisë së kostumeve – bizhuteri të krijuara me materiale të lira, por me elegancë të jashtëzakonshme.

Ikonike mbeten manshetat me Kryqin Maltese, ku gurët e çmuar të vendosur mbi bazë metali të lyer me smalt të bardhë krijonin një kontrast magjepsës. Ishte një lëvizje radikale për kohën, që sfidonte idenë se bukuria dhe eleganca duhej të kishin çmim të lartë. “Tani është normale të përziesh modën e lartë me atë të përditshme, por Chanel e bëri këtë shumë përpara të gjithëve,” thotë historiania e bizhuterive Carol Woolton për BBC.

Edhe pse vetë Chanel përzinte bizhuteri të shtrenjta me ato të thjeshta në stilin e saj personal, në dyqanet e saj shiteshin ekskluzivisht bizhuteri për kostume. Kjo i jepte asaj lirinë të eksperimentonte me ngjyra, forma dhe materiale – nga perlat e rreme te rruazat shumëngjyrëshe dhe pasta prej qelqi të praruara me finesë.

Për Chanel, bizhuteritë nuk ishin shfaqje pasurie, por pjesë e identitetit të një gruaje. “Nuk bëhej fjalë për të mbajtur një çek rreth qafës, por për të përmirësuar një kostum dhe për t’i dhënë një gruaje ndjesinë e bukurisë,” thotë Woolton.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Karficë me perla artificiale Elsa Schiaparelli
Elsa Schiaparelli e trajtoi bizhuterinë e kostumeve si art, duke bashkëpunuar me emra si Jean Schlumberger dhe Salvador Dalí. Ajo përdorte materiale të pazakonta dhe e transformoi çdo element nga guaskat te pendët në vepra artistike.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Broshë kristali Miriam Haskell
Miriam Haskell krijoi bizhuteri kostumesh me të njëjtin nivel mjeshtërie si moda e lartë. Yjet e Hollivudit si Joan Crawford i vishnin shpesh, dhe ajo u bë stilistja e parë e bizhuterive me dyqane në Saks Fifth Avenue dhe Harvey Nichols.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Gjerdan prej metali mat Joseff i Hollywood-it
Joseff krijoi bizhuteritë për filmat më të njohur të Hollivudit si Gone with the Wind dhe Ben-Hur. Ai dizajnoi me metal mat për të shmangur ndriçimin në kamera dhe i jepte bizhuteritë me qira, duke ndërtuar një arkiv të pasur.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Kunj Trifari me zogun e parajsës
Trifari, me dizajnin e Alfred Philippe, solli krijime me mjeshtëri të hollë dhe materiale të veçanta si Lucite. Ai popullarizoi stilin e “sallatës së frutave” me xham me ngjyra dhe gurë të çmuar, duke sjellë elegancë të përballueshme.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Gjerdan me skarab Hattie Carnegie
Hattie Carnegie krijoi bizhuteri me ngjyra të gjalla dhe frymëzim nga arti afrikan. Krijimet e saj u veshën nga yje si Tallulah Bankhead dhe Dukesha e Windsor. Pas vdekjes së saj, stili i saj vazhdoi të ndikojë deri në vitet ’70.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Varëse gjerdani Kenneth Jay Lane ‘Jackie O’
Kenneth Jay Lane u bë i famshëm për “falsifikimet” e tij elegante. Nga Jackie Kennedy te Princesha Margaret, klientët e tij ishin gra që mund të blinin diamante, por zgjidhnin Kenneth sepse ishte zbavitës dhe i sofistikuar.

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Gjerdan me thekë me rruaza William de Lillo
William de Lillo solli në bizhuteritë e kostumeve ndikime luksoze dhe të guximshme. Ai bashkëpunoi me emra të mëdhenj si Chanel dhe Yves Saint Laurent, duke përdorur materiale si lapis lazuli dhe gurë të çmuar për klientelë ekskluzive.-dritare.net

Mund të mos jenë prej ari, por janë më të famshmet

Gjerdan martese me perla dhe kristale Wendy Gell
Wendy Gell krijoi bizhuteri me stil të çuditshëm dhe të ngarkuar me fantazi. Krijimet e saj u veshën nga yje si Cher dhe Elton John. Bashkëpunimet me Disney dhe dizajnet për pasarela e bënë emër të njohur në vitet ‘80./ E.P-dritare.net