Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Çdo manovër për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, do të ndëshkohet!

Meta: Çdo manovër për të prishur marrëveshjen e 5

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkruar në Facebook se, çdo manovër mashtruese për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët. Meta bën sërish thirrje që të hapen listat.

"Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!", shkruan Meta./K.C/dritare.net