
Thirrja e Metës: Hapni listat për qytetarët, mjaft e degraduat Kuvendin!
E Shtunë 19 Shtator 2020, 13:01
Dritare.net
Presidenti, Ilir Meta ka bërë thirrje që të hapen listat për qytetarët. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se duhet t'i jepet fund degradimit të Kuvendit.
"Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”.", shkruan Meta./K.C/dritare.net

















