Çmendet Mozzik, u kërkon 1.5 milionë ndjekësve të tij të mbyllin mediat e Kosovës!
Dritare.net
Këngëtari i njohur nga Kosova Mozzik, sot ka nisur një tur në të gjithë qytetet për të shpërndarë albumin e tij të tij.
Por situata doli jashtë kontrollit, ndërsa qindra persona në qytete vunë seriozisht në rrezik shëndetin e njerëzve në kohë pandemie, pavarësisht vendimit të autoriteteve në Kosovë për të mos lejuar tubimet mbi 5 persona.
Policia e Kosovës, ndërhyri duke i lënë turin në gjysmë Mozzik.
Këngëtari shpërtheu kundër mediave që i publikuan fotografitë , ndërsa tanimë ai kërkon të hakmerret.
Mozzik, ka kërkuar nga 1.5 milionë fansat e tij që tu bëjnë report disa mediave në Kosovë dhe t’i mbyllin ato.
Në lidhje me ketë ka reaguar edhe Drejtori i Pëërgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi i cili i bën thirrje policisë për të ndërhyrë urgjentisht.
“Pra, sot një individ i papërgjegjshëm ka abuzuar me fëmijët tanë, duke premtuar CD dhe koncerte falas, dhe kështu ka rrezikuar shëndetin e mijëra njerëzve në kohën kur çdo ditë kemi vdekje dhe qindra infektime në ditë nga pandemia.
Për këtë do të duhej që tashmë të ndodhej prapa grilave për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Tash, duke e lënë mbetur çuditërisht ende në liri, ai e keqpërdorë rrjetin e tij social për t’i mbylluar faqet në rrjete sociale të Klan Kosovës dhe të disa mediave të tjera kosovare, të cilat kanë raportuar për veprën e tij kriminale.
Edhe me këtë gjest ai është në shkelje të ligjit.
Alo, Policia e Kosovës, a jeni këndej?! ”-shkruan Kelmendi./ I.M-Dritare.net