
Policia ndalon turneun e Mozzik, këngëtari akuzon mediat: Ja arritët!
Dritare.net
Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme nisi turneun në disa qytete të Kosovës, për të dhuruar albumin e ri për fansat.
Ai, takoi fansat në Mitrovicë, Vushtrri, Pejë e Deçan, ndërsa rrugëtimi për qytetet e tjera është anuluar për shkak të vendimit të policisë.
Përmes një postimi në Instagram, Mozzik njoftoi se është ndërprerë turi i tij, ndërsa akuzon mediet si fajtore për këtë.
“Per shkaqe te mediave mashtruese qe nxitin panike, policia dha urdher qe ta nderprejme kete iniciative dhe me falni por me duhet ta anulojme shperndarjen e albumit ne qytetet e radhes duke respektuar vendimin dhe urdherin e policise! Gjithqka ishte ne rregull njerezit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre! Do mundohemi ta gjejme nje menyre tjeter per shperndarjen e albumit! Ju dua te gjitheve dhe ju media faleminderit, ja arritet”, ka shkruar ai./ I.M-Dritare.net

















