Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lashë Gjermaninë për Shqipërinë. Kur u ktheva në fshat më diskriminonin!

Lashë Gjermaninë për Shqipërinë. Kur u ktheva në

Ilir Peposhi qëndroi 16 vjet në Gjermani dhe u kthye në Shqipëri në 2006-ën. Ai tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv se kur u kthye në fshat, në Kukës të gjithë e diskriminonin, e pyesnin pse ishte kthyer, mos kishte bërë ndonjë krim, të rrinte për vajzat. Por, thotë Iliri unë u ktheva pikërisht për vajzat në Shqipëri, se Gjermania ishte vend i tmerrshëm.

"U ktheva në Shqipëri në korrik të 2006-ës dhe çdo qindarkë që fitova e mendova ta investoj në Shqipëri dhe asnjë para në Gjermani. Kisha shumë besim që Shqipëria do të bëhet. Unë e shikoj më shumë të vështirë situatën në Gjermani se sa në Shqipëri. Mbase kjo vjen si pasojë që pjesa dërrmuese e atyre që janë problematikë, rinisë, kanë ikur. Por Shqipëria është vend i qetë. Gjermania nuk është kështu. Gjermania është e tmerrshme, vendet e zhvilluara janë shumë të egra. Ndaj vendosa të kthehem. Të gjithë më thoshin pse u ktheve? Je kthyer se ke bërë ndonjë krim. Të paktën të rrije për fëmijët, por unë pikërisht për ta u ktheva. Fëmijët u shkolluan në fshat, ndërsa sot janë profesioniste. Sot punon në Gjermani për inteligjencën artificiale. Vajza e vogël ka fituar 3 herë olimpiadën informatike kombëtare të Shqipërisë. Çudi është po ajo është 15 vjeçe dhe punon për një kompani amerikane disa orë në javë. Nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin në Gjermani. Unë po punoja në një shkollë në Gjermani, në shkollë me gurë. Po punoja me skela rreth e rrotull për të mbushur kanalet që ishin hapur te gurët që rrethonin muret, ishte shkollë 8-vjeçare. Shikoja në dritare në orën e pushimit dhe shikoja që pjesa dërrmuese e nxënësve ulnin kokën duke marrë drogë. E tmerrshme mendova. Fëmijët e mi të vijnë këtu? Ndaj erdha. Mediat tona në rreth 85% të tyre janë kronika të zeza. Të kundërtën bën bota. Ata 5% japin lajme të këqija. Ne në familje nuk i ushqejmë të keqen për Shqipërinë. Ne u themi që emigracioni është i keq, Shqipëria është e mirë. Dhe fëmijët janë rritur me dashuri për vendin e tyre. Unë e kam parë emigracionin, atje je një skllav. Je i diskriminuar. Në mënyrë direkte apo indirekte. Gjermania ka shumë të huaj dhe i mban në presion.”, tha Poposhi në DritareTv./K.C/dritare.net