Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KQZ i jep mandatin e kryetarit të bashkisë Himarë, Fredi Belerit!

KQZ i jep mandatin e kryetarit të bashkisë Himarë, Fredi Belerit!

KQZ i ka dhënë mandatin e kryetarit të bashkisë Fredi Belerit, për Bashkinë Himarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie. KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli)./A.ZH-dritare.net