
Ja dy rastet kur zgjedhjet mund të bëhen të pavlefshme!
Dritare.net
Dy janë rastet që mund të çojnë në zgjedhje të pavlefshme tha në Dritare Tv Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ. Ai sqaroi se votat e pavlefshme që në zgjedhjet e 25 prillit ishin rreth 80 mijë, nuk kanë lidhje me pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
“Rasti i parë kur zgjedhjet mund të konsiderohen të pavlefshme është kur shkalla e parregullsive të ndodhura në disa qendra votimi mund të jetë shumë e madhe. Rasti i dytë është kur në disa qendra votimi, votimi nuk është kryer fare.
Pavlefshmëria e disa qendrave të votimit mund të sjellë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të gjithë qarkun, nëse diferenca midis votave për të ndarë një mandat është më e vogël se sa numri i zgjedhësve që kanë votuar në atë qendër votimit”, tha Skënderi në Dritare Tv./L.F-dritare.net

















