
Ja sa mandate mund të merrte koalicioni PD-LSI me sistemin e vjetër!
Dritare.net
Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ i ftuar në Shqip në Dritare Tv tha se sistemi në këto zgjedhje nuk është shumë ndryshe nga ai i përdorur në vitin 2009. Në bisedën me analistin Dritan Hila, Skënderi tha se me sistemin e vjetër koalicioni PD-LSI maksimumi mund të merrte 4 mandate më shumë.
“Sistemi është i njëjti sikurse ai i 2009. Ky sistem është proporcional rajonal, në bazë të qarqeve. I vetmi ndryshim është se koalicionet duhet të garojnë me një listë të vetme të përbashkët nëse do të ketë një koalicion parazgjedhor. Dhe nuk ka më favorizim të partive më të vogla brenda koalicionit.
Dritan Hila: Me sistemin e vjetër LSI do të arrinte ta maksimalizonte votën, pra të mos merrte vetëm 4 deputetë për 105 mijë vota?
Bledar Skënderi: Nëse LSI do të ishte pjesë e koalicionit të opozitës, normalisht do të merrte më shumë vota por në kurriz të PD.
Dritan Hila: Pra koalicioni PD-LSI do të kishte marrë po kaq mandate 59 plus 4?
Bledar Skënderi: Ndoshta mund të kishin 3-4 mandate më shumë./L.F-dritare.net

















