
Pse disa parti me diferencë votash fitojnë më shumë mandate? Ja shpjegimi i ish-anëtarit të KQZ!
Dritare.net
Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ i ftuar në Shqip në Dritare Tv sqaroi se përse në këto zgjedhje disa parti kanë parti me 30 mijë vota marrin 3 deputet dhe te tjera me 100 mijë vetëm 4. Skënderi tha se sistemi që përdoret sot që është proporcional rajonal, nuk e përafron në maksimum votën popullore me ndarjen e mandateve.
“Në vitet e para të demokracisë ne kemi pasur një sistem miks, mazhoritar dhe proporcional kombëtar. 100 deputetë ishin mazhoritar ndërsa 40 proporcional. Për shkak të ndryshimeve në vitet e fundit, u krijua sistemi proporcional rajonal. I cili është ky që kemi sot. Për ta bërë më të kuptueshme numrat brenda koalicioneve pjesëtoheshin me numrat tek të një pas njëshëm. Përmes këtij sistemi është vendosur që koalicioni të garonte me një listë të vetme. Sistemi që adoptojmë ne sot, nuk e përafron në maksimum votën popullore me ndarjen e mandateve. Sistemi proporcional rajonal që kemi sot, që do të thotë në bazë të qarqeve, shpesh ndodh që ti i afrohesh numrit të votave që të duhet për një mandat në një qark, por nuk e merr mandatin. Ky fenomen ndodhi me LSI në këto zgjedhje, si në Gjirokastër, Berat apo Korça, që për pak vota nuk e mori mandatin. Për këtë shkak në rang kombëtar LSI ka marrë 105 mijë vota dhe 4 mandate”, u shpreh Skënderi në Dritare Tv./L.F-dritare.net

















