Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-gruaja e 71-vjeçarit të ekzekutuar kthehet në shtëpi. Debat me gazetarët: Do më jepni llogari!

Ish-gruaja e 71-vjeçarit të ekzekutuar kthehet në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që terrorizoi Elbasanin, ish-gruaja e 71-vjeçarit, që u ekzekutua nga policia, Floresha Zhidru është rikthyer në banesën e saj. Kamerat që ishin aty pranë, kanë filmuar momentin, kur ajo nuk shfaqej aspak e qetë përballë tyre, duke i bërë me faj gazetarët. Ndonëse nuk është shumë i qartë reagimi i saj ndaj mediave, ajo shprehet se:

"Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shkruar në media. Do jepni llogari. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Ikni nga këtu, kërkoja shtetit drejtësinë", tha ajo. Përkrah saj, qëndronte edhe vajza e saj e mitur./L.F-dritare.net