
Pas 5 orësh në panik, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin, në Elbasan
Dritare.net
Orëve të panikut dhe ankthit në Elbasan i kanë ardhur fundit. 71-vjeçari i cili prej 5 orësh kërcënonte me armë policinë nga banesa e tij është ekzekutuar nga RENEA. Kur forcat RENEA hynë në banesën e
Lefter Zhidrut pati të shtëna me armë, që çuan edhe në vrasjen e tij. RENEA ka negociuar vazhdimisht me të moshuarin, i ka kërkuar të vetëdorëzohet, por ai refuzonte. Zhidru po i ndiqte nga televizori lëvizjet e RENEA-s dhe ka qenë irrituar nga raportimet e medieve. Në çastet e fundit para hyrjes së policisë në banesë, ndërpre edhe energjia elektrike.
Zanafilla e kësaj ngjarjeje që përfundoi me një bilanc tragjik, nisi pas sherrit që Zhidru e pati me bashkëshorten. Fatmirësisht ajo dhe vajza u shpëtuan plumbave. Por nga të shtënat u plagosën 2 kalimtarë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./K.C/dritare.net

















