Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet/ Si nisi e gjithë ngjarja në Elbasan!

Detajet/ Si nisi e gjithë ngjarja në Elbasan!

Është ekzekutuar tanimë, 71-vjeçari Lefter Zhidru i cili që nga ora 13:20 të ditës së sotme ka qenë në "luftë" me policinë e shtetit.

Ngjarja ka nisur rreth mesditës në lagjen "11 Nëntori", ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje. Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç.

Ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.

Detajet/ Si nisi e gjithë ngjarja në Elbasan!

Në kohën që i moshuari ka bërë rezistencë ndaj policisë lokale, drejt Elbasanit janë nisur forcat RENEA, por edhe pas mbërritjes së tyre Zhidru ka refuzuar të dorëzohet.

Zona është vendosur në një perimetër të rreptë sigurie, ndërsa banuesve në pallatet afër u është bërë thirrje për të mos dalë nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Detajet/ Si nisi e gjithë ngjarja në Elbasan!

Kur situata është bërë më serioze, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe snajperistët e RENEA-s, që janë vendosur në pallatet ngjitur.

Më vonë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Detajet/ Si nisi e gjithë ngjarja në Elbasan!

Pas gjithë negociatave Zhidru ka refuzuar të dorëzohet, ndërsa policia ka ndërhyrë rreth orës 18:00, pas 5 orësh me gaz lotsjellës në banesën e Zhidrut, duke e ekzekutuar atë./ I.M-Dritare.net