
Investimet e huaja në vend, 50 kompani ndërkombëtare vijnë në Shqipëri!
E Enjte 5 Tetor 2023, 08:08
Dritare.net
50 kompani ndërkombëtare të Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër do të marrin pjesë në Panairin e Energjisë që do të zhvillohet sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve. Në fokus të diskutimeve do të jenë investimet në vendin tonë.
“Me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















