
I përmendi të atin/Rama-Metës: Turp. Ti do harrohesh, ai jo!
E Premte 31 Korrik 2020, 21:09
Dritare.net
Kryeministri Rama ndryshoi tonin kur foli për presidentin Meta, duke iu referuar deklaratës së tij, djali i një komunisti.
"Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndjej thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën, t'i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek 'Nëna Shqipëri' dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi", u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















