
Rama i sigurt për mandatin e tretë: Opozita do të kthehet në parlament pas zgjedhjeve!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, është shprehur i bindur se PS-ja, do të jetë forca e parë në zgjdhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë, në një intervistë për Report Tv, tha se opozita jashtë parlamentare, do të rikthehet pas zgjedhjeve në Kuvend.
"Ata në parlament do të kthehen pas zgjedhjeve nëse do të duan të kthehen, sepse nuk e di, çdo gjë mund të ndodhë me ta. Por unë besoj se do të kthehen pas zgjedhjeve kur të marrin votat sipas vendimit që do të japë populli, do të ulen ose në mazhorancë, gjë që e shoh të vështirë ose në opozitë gjë që e shoh vazhdim të natyrshëm të jetës së tyre politike në këtë fazë.
Ne politikisht, dhe unë personalisht, por asnjëri në fakt nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore", u shpreh Rama.L.F-dritare.net

















