Gëzim Tushi: Big Brother po ndryshon mentalitetin e shqiptarëve!
Dritare.net

Për të folur rreth Big Brotherit si një fenomen, i ftuar në Dritare TV sociologu, Gëzim Tushi u shpreh se nuk duhet të presim shumë nga ky format, por njëkohësisht duhet të jemi tolerant ndaj tij.
“Brenda Big Brother ka një lloj lufte për të arritur qëllimin pavarësisht mjeteve të përdorura. Ky eksperiment sjell një gjë të vërtet, nuk sjell njeriun në epruvetë. Njerëzit po ngrenë pretendimet për etikën, por Big Brotheri vetë nuk ka këtë qëllim, jemi në terrenin e gabuar. Duhet pasur parasysh se janë disa njerëz që kanë hyrë në një loj dhe ata kanë një synim të caktuar. Kemi një spostim të kufijvë të vjetër dhe të rinj mes asaj që lejohet ose jo. Modulet që ofrohen aty bien ndesh me traditat dhe zakonet tradicionale, por Big Brother po e sposton këtë kufij. Kur ne i shohim nga shtëpia mezi presim ndonjë flirt ose marrëdhënie seksuale, sepse në këtë nivel ka mbetur shoqëria, por kjo duhet kapërcyer. Duhet të jemi më tolerant ndaj këtij formati. Big Brother ne duhet t’i kërkojmë vetëm atë që i takon, jo më shumë se aq. Parimi i imitimit është shumë i rëndësishëm dhe unë e shikoj ndikimin gjerësisht në të gjitha rrjetet sociale, prandaj them se këto media duhet të kenë një përgjegjësi për formatin që transmetojnë.”,tha sociologu Tushi./M.T/dritare.net