Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gërdeci/ Publikohet dokumenti që bën bashkë Shkëlzen Berishën, Bumçin dhe Mediun!

Gërdeci/ Publikohet dokumenti që bën bashkë Shkëlzen

Është bërë publik dokumenti që lidh ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi me Shkëlzen Berishën për tragjedinë e Gërdecit. Faksi, që është një dokument i firmosur nga Bumçi, ministri i Drejtësisë asokohe miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe zotit Fatmir Mediu.


Ky faks, nisur nga zyra e ish-ministrit Bumci ishte nisur në drejtim të zotit Fatmir Mediu, por në krye të saj me shkrim dore është shkruar "Për Shkëlzen Bërishën".

Gërdeci/ Publikohet dokumenti që bën bashkë Shkëlzen
Për këtë faks është thirrur sot në prokurori për t’u marrë në pyetje vetë Berisha. Ai tha se s’ka asnjë lidhje, ndërkohë që pranoi se ka shkuar shpesh në Ministrinë e Drejtësisë se sipas tij ka takuar miq./K.C/dritare.net