
Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai është futur para pak minutash në Prokurorinë re Posaçme, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse ai ka shkuar tek organi i akuzës.
Kujtojmë këtu se një ndër çështjet që po hetohen nga SPAK është ajo e Gërdecit, ku Shkëlzeni mund të jetë thirrur si person që ka dijeni. Në vijim pritet të dalin detaje për arsyen e kësaj vizite, apo nëse vetë Shkëlzen Berisha do të japë një prononcim për mediat.
Mësohet se prokurori që ka thirrur Shkëlzen Berishën në SPAK ka qenë Klodian Braho./dritare.net

















