Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

60 minuta në SPAK për Gërdecin, Shkëlzen Berisha: Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje!

60 minuta në SPAK për Gërdecin, Shkëlzen Berisha: Nuk kam

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.Ai u shpreh se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen.

Shkëlzen Berisha është pyetur sot edhe në lidhje me shënimin ‘Për Shkëlzenin’ në një faks të Ministrisë së Drejtësisë. Ai tha se s’ka asnjë lidhje, ndërkohë që pranoi se ka shkuar shpesh në Ministrinë e Drejtësisë se sipas tij ka takuar miq.

“S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime”, tha ai./M.T/dritare.net