
Skifter Këlliçi: Nëse ikën Silvinjo nga Kombëtarja, zor të gjejmë trajner po aq të zotë!
Dritare.net
Pas eiliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024 është përfolur shumë që trajneri i Kombëtares do të largohet nga Shqipëria pasi ka marrë oferta nga klubet portugeze.
Gazetari Skifter Këlliçi i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV thotë se nëse Silvinjo ikën nga Shqipëria, në skuadrën portugeze, atëherë do të jetë e vështirë që të gjejmë një trajner të nivelit të tij.
“Silvinjo është një trajner me dinjitet. Ai e çoi skuadrën në këtë pikë. Nuk ndërtohet skuadra për një vit e gjysmë, duhet kohë. Ai ia doli. Futbollistët tanë janë të shpërndarë nëpër Evropë, nuk i kishte në Tiranë Silvinjo që t’i ndiqte përditë. Spaleti i kishte në Itali lojtarët. Silvinjos i duhej punë dhe kohë. Unë uroj që të jetë përsëri trajneri i Kombëtares Shqiptare. Nëse Silvinjo do shkojë në një klub portugez ashtu siç thuhet, atëherë ne do na duhet të gjejmë një trajner që nuk e di a do jetë ekuivalent si Silvinjo.”, thotë gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net

















