
Foto/ Si u kremtua lindja e Krishtit në Tiranë!
E Hënë 25 Dhjetor 2023, 08:08
Dritare.net
Mbrëmja e 24 dhjetorit ishte vigjilja e Krishtlindjes.
Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në Tiranë mesha u mbajt në Katedralen e Shën Palit.
Edhe në Durrës, Shkodër, Lezhë e qytete të tjera u mbajt mesha e shenjtë e krishtlindjes. Atmosferë festive e koncerte live në sheshe kryesore.
Në disa foto të LSA-së shihet se si u kremtua vigjilja e Krishtlindjes në kryeqytet./K.C/dritare.net

















