Forumi kundër antisemitizmit/ Presidenti i PE: Shqipëria të merret si shembull nga kombet e tjera!
Dritare.net
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli tha gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit se, shembulli i Shqipërisë duhet të ndiqet edhe nga kombet të tjera. Ai bëri thirrje që të bashkohen forcat për të luftuar kundër këtij kërcënimi të madh.
“Ky është një aktivitet për të cilin kemi nevojë në këto kohë të vështirsa, lufta kundër antisemitizmit është më e rëndësishme se kurrë. Uroj të mos kemi kurrë më persekutime të minorancave, të mos ketë më nazizëm, urrejtje dhe luftëra. Në Europë duhet të ketë një jetë pa shqetësime, t’i jepen fund incidenteve diskriminuese ndaj hebrenjve, të lëmë pas krahëve historinë e 75 viteve më parë. Të reagojmë sa herë antisemitizmi dhe racizmi ngrenë kokën duhet ti shohim siç janë: sulm ndaj të drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar sëbashku.”- tha Sasoli./K.C/dritare.net