Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Antisemitizmi/ Mike Pompeo: Ishte streha e hebrenjve, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Antisemitizmi/ Mike Pompeo: Ishte streha e hebrenjve, Zoti e bekoftë

Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit iu bashkua edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Gjatë fjalës së tij, Pompeo tha se, shqiptarët ishin streha për hebrenjtë. Pompeo bëri thirrje që të ngihet më shumë zëri kundër antisemitizmit, të identifikohet ky kërcënim dhe të gjenden mënyrat për ta luftuar.

“Kam kënaqësinë të bashkohem me ju në këtë forum. Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar. Nder për Shqipërinë dhe trashëgimin e tolerancën e saj. Ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmin. Ne jemi këtu për të ngritur zërin kundër antisemitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Duhet të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit dhe kjo është shqetësuese. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi, që ne të jetojmë krah për krah. Ju falënderoj shumë për këtë punë të shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”- tha Pompeo./K.C/dritare.net