Rama: Antisemitizmi kërcënim real, shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë
Dritare.net
Në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit të mbajtur online, kryeministri, Edi Rama tha se, shqiptarët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë. Kryeministri thotë se edhe sot duhet të luftojë antisemitizmin. Rama u shpreh ndër të tjera se, duhet të forcohet përpjekja për ndërgjegjësimin kundër antisemitizmit, pasi ai është një kërcënim real, që shkon përtej asaj që shënjestrën.
“Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre. Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin. Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit. Po punohet për një muze që do të nderojë komunitetin hebre e do të nderojë këtë miqësi, në të ashtuquajturën rruga hebreje. Të përpiqemi e ndërgjegjësojmë se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. Së fundmi Kuvendi miratoi rezolutën e hartuar nga Shoqata e Përkujtimit të Holokaustit, por pa dashur të marr më shumë kohë nga koha juaj e çmuar, dua të them se kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi, i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse s’do jemi të bashkuar që ta shterojmë këtë burim.”-tha Rama.