Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet djali i çiftit nga Gjilani që humbi jetën në Gjirin e Lalëzit: Mjekët më thanë, është shumë vonë

Flet djali i çiftit nga Gjilani që humbi jetën në Gjirin e

3 anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani Ilfete, Afrim e Ferzinaze humbën jetën në Gjirin e Lalëzit si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Në një deklaratë për mediat, sot doli dhe djali i Afrimit e Ferzinazes. Ai akuzoi mjekët për neglizhencën që solli dhe humbjen e jetës së prindërve dhe gjyshes së tij.

“Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë. Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së miqve, u bë e mundur që gjithçka që ka qenë e mundur në Spitalin e Tiranës. Është bërë çdo gjë që ka qenë e mundur në Tiranë. Prindërit e mi ikën tani. Varrimi bëhet në orën katër e gjysmë në varrezat e qytetit Gjilan.”,- tha djali i çiftit Haliti./K.C/dritare.net