Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trajtuan familjarët që humbën jetën nga helmimi, flasin mjekët e Manzës!

Trajtuan familjarët që humbën jetën nga helmimi, flasin

Detaje të tjera janë bëre publike sot në lidhje me tragjedinë në familjen Haliti nga Gjilani, ku si pasojë e helmimit nga kërpudhat humbën jetën nëna, djali dhe nusja. Ndërkohë policia procedoi mbrëmë për mjekim të pakujdesshëm edhe mjekët e qendrës shëndetësore në Manëz, Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja, të cilët trajtuan fillimisht tre familjarët. Në dëshminë e tyre në polici, mjekët thanë se nuk kanë bërë mjekim të gabuar dhe se ndoqën protokollin.

"Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar, kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohet pasi ato nuk kanë ndodhur të tjera njëherazi, por çdo 24 orë njëri pas tjetrit duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj.", thanë mjekët. Ndërkohë mësohet se, familjes i ka ngordhur edhe qeni që mendohet se mund të ketë konsumuar kërpudha./K.C/dritare.net