Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Epidemiologu Alimehmeti tregon efektet anësore të vaksinave!

Epidemiologu Alimehmeti tregon efektet anësore të vaksinave!

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se cilat janë efektet anësore të vaksinave anti-Covid. Bëhet fjalë për tre kompanitë, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna. Duke cituar të dhënat nga një studim në Francë, Alimehmeti tregon se përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se sa risqet që ka. Për AstraZeneca, në periudhën 6-18 shkurt 2021 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin. Pati gjithashtu 4 raste të rënda, 1 aksident cerebrovaskular, 2 raste me humbje të shijes, 1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.
Pfizer-BionTech, 27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021:

5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,

169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

75 raste të rënda hipertensioni arterial,

56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

1 rast me konvulsione,

1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

1 rast insulti cerebral, dhe

1 vdekje (nën hetim).

“ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit”, shkruan epidemiologu Ilir Alimehmeti./L.F-dritare.net