Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Epidemiologët dhe mjekët: Marrim çdo muaj bonusin bonusin 1 mijë euro

Epidemiologët dhe mjekët: Marrim çdo muaj bonusin bonusin 1

Mjekët, infermierët dhe epidemiologët deklaruan se marrin çdo muaj bonusin special të qeverisë, prej 1 mijë eurosh.

“Puna në terren vërtet është një punë e vështirë. Por kemi patur mbështetje për pjesën e logjistikës, për pjesën e bonusit. Është e vërtetë që bonusin e kemi marrë çdo muaj të plotë. Pjesa e terrenit pastaj është pjesë e vështirë. Fillon në mëngjes dhe nuk mbaron deri vonë. Por ne do t’ia dalim”, tha epidemiologia Ermelinda Murati. Ekipet e epidemiologëve të Tiranës deri tani janë shtuar me 30%. Frida Bushati është pjesë e grupeve të reja të terrenit që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar për të gjurmuar, hetuar dhe testuar rastet e dyshuara, dhe shprehet se kanë gjetur mbështetjen e nevojshme për të bërë punë e tyre.

“Si pjesë e grupeve më të reja të terrenit që është shtuar rishtaz bashkë me gjithë kolegët e mi, ne kemi thuajse dy muaj që punojmë këtu. Kemi gjetur një mbështetje të pamasë, të jashtëzakonshme nga gjithë stafi. Duam t’ju falënderojmë për mbështetjen qoftë morale, qoftë bonusit, pra shpërblesës ndaj kësaj pune”, tha specialistja e shëndetit publik Frida Bushati.

Në përgjigje të akuzave të kreut demorkat Lulzim Basha, i cili tha se bonusi prej 1 mijë eurosh për mjekët dhe 500 euro për infermierët është një premtim i pazbatuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliun tha:

“Ne kemi 8 muaj që mbështesim mjekët, infermierët, epidemiologët, dhe do t’ju mbështesim deri në ditën e fundit të kësaj epidemie me bonusin special dhe ndërkohë që nga viti tjetër do të bëhet realitet rritja historike e pagave 40 % për punonjësit tanë shëndetësorë”./dritare.net