Dje 257 raste/ Manastirliu tregon ku janë vatrat e nxehta të koronavirusit në vend
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me epidemiologët në Tiranë. Dje në vendin tonë u regjistruan shifra të frikshme infektimesh, ndaj ministrja njoftoi sot se do të shtohen edhe 10 ekipe të tjera në terren.
“Kemi një rritje të numrit të infektimeve, në Tiranë kryesisht por edhe në disa qarqe të tjera të vendit, si Durrësi, Lezha, Kukës, kryesisht qarqet e veriut janë ato të cilat kanë një numër më të rritur të infektimeve, ndaj kemi forcuar kapacitetet. Përpos rritjes aktuale me 30% të ekipeve të terrenit do të shtojmë edhe 10 ekipe të reja dhe të mund t’ia dalim në këtë sfidë të parë të vjeshtë dimrit. Testimet janë rritur me 3 herë krahasuar me qershorin", tha Manastirliu.
Epidemiologët, treguan se vatrat e nxehta të koronavirusit në Tiranë, janë Asriri, ish-Blloku dhe Kombinati./L.F-dritare.net