Burimi BBC
120 mijë të vdekur nga koronavirusi, ky është skenari më i keq i parashikuar për këtë dimër në Mbretërinë e Bashkuar, nëse një valë e dytë do të godasë vendin. Studiuesit, thonë se në rast se pandemia do të vijojë në të tilla numra sikurse tani, skenari i tyre parashikon rreth 24.500 deri në 251.000 viktima nga virusi vetëm në spitale, duke arritur kulmin në janar dhe shkurt. Megjithatë ky nuk është një parashikim, por një mundësi. Por studiuesit nuk marrin parasysh izolimin, trajtimet, apo vaksinën. Patrick Vallance, shkencëtari kryesor në këtë studim thotë se ka ende mjaft pasiguri se si mund të vijojë ecurinë pandemia në dimër. Por gjasat janë të mëdha që virusi të jetë më i fortë gjatë periudhës së ftohtë.
Situata mund të ndryshojë nëse ndryshohet sjellje. Virologia italiane, Ilaria Capua, ditën e djeshme tha se virusi nuk ka krahë të fluturojë, ndaj valën e dytë e kemi ne në dorë./L.F-dritare.net