Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virologia Capua: Virusi nuk ka krahë, por do të jetë gjatë mes nesh!

Virologia Capua: Virusi nuk ka krahë, por do të jetë gjatë

"Virusi nuk ka krahë, valën e dytë e shkaktojmë ne", kështu është shprehur virologia e njohur italiane, Ilaria Capua.

Virusi po qarkullon ende në masë shprehet ajo, sepse ne po e transmetojmë. Me pak fjalë, valën e dytë e kanë në dorë vetë njerëzit, shprehet Capua.

"Është e qartë se virusi nuk do largohet dhe se do të jetë mes nesh edhe për një kohë të gjatë. Para gjashtë muajsh, ai ishte një virus i panjohur, por tashmë jo. Tani e njohim, kështu nuk duhet të përsërisim gabimet që kemi bërë më parë, për shkak të paditurisë. Unë jam optimiste, por duhet të kujtojmë që asnjë vend nuk e ka zeruar kurbën, por e ka rrafshuar atë", shprehet Capua./L.F-dritare.net