Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi/Tirana me shifra të frikshme!

Koronavirusi/Tirana me shifra të frikshme!

Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Vetëm sot janë konfirmuar 51 raste. Në total janë 672 të infektuar në kryeqytet. Po kështu, Tirana ka numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit. 49 pacientë nga Tirana, kanë humbur jetën. Pas kryeqytetit, vendin e dytë e mban Durrësi, me 219 të infektuar, që pasohet nga Shkodra e Vlora.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 672

Durrës 219

Shkodër 190

Vlorë 97

Lezhë 77

Kukës 51

Korçë 46

Berat 40

Elbasan 39

Fier 36

Gjirokastër 22

Dibër 19

Ditët e fundit, në vendin tonë janë rritur ndjeshëm numrat e të infektuarve. Dje u shënua një rekord, me 117 të prekur në 24 orë. Aktualisht në Shqipëri, janë 1508 raste aktive, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 97. Ministria e Shëndetësisë, apeloi që çdo qytetar të mbajë maskë si një ndër mënyrat më efikase, për të shmangur infektimin me Covid-19./L.F-dritare.net