
Britania fushatë drejtuar shqiptarëve: Nëse hyn ilegalisht, do të të largojmë!
Dritare.net
Home Office ka nisur një fushatë ky synon drejtëpërdrejtë shqiptarët, për t'i penguar ata të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Reklamat, të cilat do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë se njerëzit se do të përballen me pengesa dhe largime nëse tentojnë të futen ilegalisht në Britani.
Qeveria tha se fushata, duke filluar nga java e ardhshme, do t'i bëjë të qarta rreziqet me të cilat përballen emigrantët e gomoneve.
Laburistët thanë se ky veprim tregon se azili në Britani, është në kaos, shkruan dritare.net.
Sipas Home Office, Shqipëria është një "vend i sigurt" dhe shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të shumta për të përfunduar në Britani, përpara se të bëjnë kërkesa plot me gënjeshtra për azil kur mbërrijnë aty.
Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar. Qeveria nuk do të thotë se sa pritet të kushtojë reklamimi./L.F-dritare.net

















