Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së shpejti!

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim këtë fundjavë po e kalon në Gjirokastër. Ajo ka ndarë disa foto nga qyteti i gurtë, ku tregon vendet që vizitoi. Kim shprehet e mahnitur nga ato që pa dhe shpreson që një ditë të kthehet sërish në Gjirokastër.

“Gjirokastra mund të jetë Qyteti i Gurtë, por njerëzit e saj përcjellin dritë dhe elegancë. Personalisht, gjithashtu më pëlqen që ka një prekje të këmbënguljes. Gjatë kësaj vizite, unë shkova te Kalaja e Gjirokastrës, Xhamia e Pazarit, Kisha e Shën Sotirit, Shtëpia Skëndulatëve, Shtëpia e Kadaresë, Muzeu Etnografik, Teqja Zalli. Shpresoj të kthehem së shpejti për të parë më shumë. Faleminderit kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, nënkryetares së bashkisë, Jorida Muho, por sidomos njerëzve të mrekullueshëm të Gjirokastrës!”, shkruan ambasadorja Kim në Instagram.

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së

Qyteti i mrekullueshëm i Gjirokastrës ka qenë plot këtë verë. Ishte gazetarja, Rudina Xhunga, e cila përmes reportazheve u tregoi shqiptarëve dhe të huajve Gjirokastrën, që nuk e njihnin. Pas emisionit që e keni në youtube, nuk mbeti njeri pa shkelur këtë verë në Gjirokastër.

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së

Dhe jo vetëm në verë, por Gjirokastra është vendi i të gjitha stinëve. Ambasadorja Kim, ishte mes shumë ambasadorëve që vizituan Gjirokastrën këtë vit.

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem sëAmbasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së

Më parë ishte ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe ai i BE-së, Luigi Soreca dhe shumë personazhe të tjera të njohura./K.C/dritare.net

Ambasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem sëAmbasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem sëAmbasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem sëAmbasadorja Kim e mahnitur nga Gjirokastra: Shpresoj të kthehem së