
Çfarë tha Ambasadori Soreca kur shkoi në Gjirokastër!
Dritare.net
Kjo është vera e Gjirokastrës, dhe këtë po e dëshmojë çdo ditë turistë të shumtë që po shkojnë në këtë qytet kohët e fundit.
Këtë fundjavë, qytetin e gurtë e ka vizituar edhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca.
Deputetja Mirela Kumbaro, tregon foto nga udhëtimi i Sorecës në Gjirokastër, dhe fjalët që ai tha: Kënaqësia e udhërrëfimit është në maksimumin e vet kur e ushtron në Gjirokastër ku sot, me Flamurin, kryetarin e bashkisë dhe Jorin, nënkryetaren e bashkisë, mikpritem dy turistë jo të zakonshëm që ia mbrritën në Qytetin e Gurtë, si dy turistë te zakonshëm, Eeke dhe Luigi.
Dhe u ndanë nga ne me një fjali: “Duhet patjetër të rikthehemi se nuk mjaftoka një fundjavë” .
Gjithsesi, Gjirokastra nuk është vetëm qyteti, janë edhe fshatrat e saj, të bukur, të freskët e të mrekullueshëm, dhe Dritare,net i ka treguar këto fshatra me detaje/ I.M-Dritare.net

















