Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorët Kim dhe Soreca përshëndetin zgjedhjen e Shqipërisë në OKB: Ditë historike!

Ambasadorët Kim dhe Soreca përshëndetin zgjedhjen e

Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca reaguan pasi Shqipëria u zgjodh si anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Përmes një postimi ambasadorja Kim thotë se SHBA-të mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe mbarë botën.

“Historia u shkruajt: urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA-të mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon & mbarë botën. Urime!”, shkruan Kim.

Ndërsa ambasadori Soreca shkruan në Twitter se kjo është një ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

"Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Urime për zgjedhjen si anëtare e KS të OKB-së, për vitet 2022-2023. Presim që të punojmë edhe më shumë së bashku, me adresimin e çështjeve rajonale e globale.”, shkroi Soreca./K.C/dritare.net