
Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon Rama
E Premte 11 Qershor 2021, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri thotë se ky është një lajm i bukur.
“LAJM I BUKUR
Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023.”, shkruan Rama në Facbook./K.C/dritare.net

















