Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuzoi se takimin në Elbasan ia organizoi Suel Çela, Berisha për Salianjin: Shkeli vijën e kuqe

Akuzoi se takimin në Elbasan ia organizoi Suel Çela, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi se deputeti Ervin Salianji ka organizuar takimin me demokratët në Elbasan me Suel Çelën, të cilin e cilësoi si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Elbasan. Berisha theksoi se bashkëpunimi me krimin përbën “vijë të kuqe” për Partinë Demokratike dhe se një veprim i tillë është “absolutisht i papranueshëm”.

"Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Dhe nëqoftëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se ka qenë dhe është vendimi më i drejtë.

Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i kooptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, një takim të tillë, kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë, asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës apo organizatat kriminale.

Për sa i përket takimit që thoni ju, kemi informacione, jo një por disa, të cilat pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor në hije i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit dhe strukturat e saj që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.

Kjo parti ka një vijë absolute të kuqe: çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Kaq.”/L.F-dritare.net