
Vrasja në Elbasan/ Dy të rinjtë ishin në makinë kur u qëlluan, ja si ndodhi ngjarja!
Dritare.net

Dy të rinjtë ndodheshin bashkë në një makinë në rrugën Elbasan-Peqin, kur janë qëlluar me armë.
Zylyfi ndërroi jetë ndërsa po transportohej për në spital, ndërsa 21-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit.
Viktima mori një plumb në këmbë dhe një në kokë që i mori jetën.
"Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armë zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.
Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.
Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale.
Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.",- njofton policia./K.C/dritare.net

















