
Ndrenika paralajmëron Andi Bushatin: Mos më dil përballë deri në 7 metra, ose gjej vend e futu
Dritare.net

Bushati disa herë ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet për Teatrin kombëtar, duke artikuluar se aktorët po përdoren nga kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri.
Ndrenika shkruan se Bushati po gënjen kundër tij, dhe për këtë ai paralajmëron analistin që të mos i dalë përballë.
“PARALAJMËRIM !!! O “TI” And…Bushati (je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos më dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mirë) Të intereson më shume si k analist i cquar që je të vazhdosh luftën intransigjente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxe as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika…dhe vazhdim..”-shkruan Ndrenika./ I.M-Dritare.net

















