Temperatura të ulëta dhe vranësira, si do të jetë moti në vazhdim!
E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 15:03
Dritare.net
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimit nga SHMU, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 14°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 9 deri 24°C./M.K-dritare.net